Raporti i PEC: 35 gazetare kane mbetur te vrare gjate ketij viti

Gjenevë, 3 prill, 09:55, NOA – Organizata për mbrojtjen e gazetarëve në zonat e konflikteve, Press Emblem Campaign (PEC) ka njoftuar të dhëna shqetësuese për jetën e gazetarëve gjatë këtij viti.
Sipas këtij organizmi, viti 2009 ka rezultuar deri tani shumë i rrezikshëm për gazetarët, krahasuar me vitin e kaluar.
Shifrat konkrete që jepen janë ato të 35 gazetarëve që kanë humbur jetën në tre muajur e parë të këtij viti.
Pjesën më të madhe prej tyre e zënë gazetarët e vrarë në Afganistan, Irak, por edhe në Indi dhe Pakistan.
Ndërkaq, të dhënat krahasuese me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë se në 2008, deri në muajin mars, numëroheshin vetëm 20 gazetarë të vrarë.
n.e/NOA