Stiv Xhobs lë drejtimin e Apples, bien aksionet në bursë
NJU JORK- Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Stiv Xhobs, jep dorëheqjen nga posti i shefit ekzekutiv i kësaj kompani të suksesshme teknologjike.
Deklarimi zyrtar erdhi dje pas mbylljes së bursës, në orën 18. 30 minuta me orën e Nju Jorkut.Por pavarësisht se Wall Street ishte mbyllur zyrtarisht aksionet e Apple pas bursës, pësuan rënie të menjëhershme në 4.4 %.
Në një deklaratë të shkurtër, Siv Xhobs, tha se tashmë nuk është në gjendje t’i përmbushë “detyrat dhe pritjet” si shef ekzekutiv i kompanisë Apple.
Ai i ka mbijetuar luftën me kancerin e pankreasit dhe prej muajit janar ndodhet në pushim mjekësor.
Xhobs do të jetë kryesues i Bordit të kompanisë, ndërsa shef i ri do të jetë, Tim Kuk, i cili deri tani ishte shef i shitjes dhe i operacioneve.
Xhobs, ka ndihmuar në zhvillimin e kompanisë Apple, duke e shndërruar në njërën nga koorporatat më me vlerë në Shtetet e Bashkuara.
(s.g/balkanWeb)