Tadic: Nuk heqim dorë nga Kosova edhe nëse nuk futemi në BE
BEOGRAD- Serbia nuk do t'i heqë institucionet e saj në Kosovë, edhe nëse një gjë e tillë kushton me mosmarrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka thënë presidenti serb, Boris Tadic.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe, të cilat bëjnë me dije se kreu i shteti serb ka theksuar se nëse politika evropiane do të kërkojë që Serbia të heqë dorë nga interesat e saj, atëherë përgjigjia do të jetë negative.
“Serbia nuk heq dorë nga interesat e saj legjitim. Politikën e ruajtjes së interesave kombëtare në Kosovë dhe të udhëheqjes së Serbisë kah BE-ja",- sepse për këtë politikë, siç tha Tadic ka marrë mbështetjen e qytetarëve të Serbisë.
Tadic shprehet i bindur se Srbia do të përmbushë detyrimet dhe kriteret për iontegrim në strukturat europiane, ndaj sipas tij mbetet për tu parë nëse dhe BE do e bëje një gjë të tillë.
"Nëse do të marrim statusin e kandidatit dhe datën për negociata, kjo vetëm pjesërisht varet prej nesh. Unë jam i bindur se Serbia do të përmbushë çdo kërkesë që është në përputhje me kriteret e Kopenhagës. Nëse BE-ja do të përmbushë rolin e saj, mbetet për t'u parë",- nënvizoi Tadic.
(e.m/BalkanWeb)