E Shtunë, 31 Tetor 2026

Google Maps, foli hartave

Ka pak kohë që Google ka modifikuar motorin e tij të kërkimit duke vendosur edhe opsionin për të marrë komanda me anë të zërit. Që prej korrikut mund të kërkoje dicka në Google vetëm duke folur. Ishte vetëm cështje kohe që opsioni i ri i kërkimit të shfaqej edhe në produktet e tjera të Google.

Tashmë kërkimi me anë të zërit është bërë i mundur edhe në Google Maps. Nëse kërkoni një adresë, shumë thjesh mund t’ia komunikoni Google Maps atë duke e folur.

Procesi është më i thjesht se kurrë: Mjaft të klikoni në ikonën e mikrofonit, e cila duket në kutinë e kërkimit në faqen e Google Maps, më pas iu ngelet vetëm ta flisni adresën tuaj.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›