E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepër antibiotik të shëndoshin

Lidhur me studimin e publikuar në Nature, shfarosja e baktereve mund të shkaktojë obezitetin, diabet dhe alergji. Kjo sepse trupi i njeriut përmban baktere të mira përvec të këqijave.

Teoria është se disa baktere na mbrojnë nga sëmundjet. Një shembull është Helicobacter pylori. Ai është i lidhur me ulcerën dhe kancerin e stomakut, pra vrasja e tij është një gjë e mirë. Por shkencëtarët kanë gjetur gjithashtu se ai na mbron nga rrjedhja gastro-ezofagore (dalja e përmbajtjes së stomakut në ezofag), e cila shkakton tumorin e ezofagut. Mungesa e H pylori prek edhe hormonet.

Shkenctarët kanë zbuluar në lidhje me sjelljen hormonale në mungesë të H pylori, se dy hormone të prodhuara në stomak – grelina dhe leptina – sillen ndryshe në mungesë të bakterit. Grelina është hormoni që i komunikon trurit ndjenjën e urisë kur stomaku është bosh dhe leptina i con sinjalin e ngopjes kur është plot.

Doktori Martin Blaster, i cili zhvilloi studimin, mendon se mjekët një ditë do të duhet të zëvendësojnë florën e humbur bakterike brenda trupit tonë. Pra herës tjetër që do të jeni me grip, mendohuni dy herë para se të merrni amoksicilinën tuaj.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›