Padi për prerjen e drurëve dekorativë
Bashkia e Fierit depoziton
padi në Prokurorinë e rrethit
gjyqësor Fier, për autorët
e shkatërrimit dhe dëmtimit
plotësisht të disa pemëve dekorative
disavjeçare, që ndodhen
në bulevardin kryesor të qytetit.
Në padinë drejtuar prokurorisë
së rrethit, bashkia që në
këtë rast është pala paditëse,
sqarohet se gjatë orëve të para të
datës 24 mars në bulevardin "Jakov
Xoxe", krahu i djathtë në
drejtim të veriut, shumë pranë
sheshit "Fitorja" janë prerë në
mënyrë të paligjshme tre drurë
dekorativë, 35-vjeçarë. Mësohet
se bashkia nuk ka dhënë asnjë
leje dhe zyra juridike i ka kërkuar
prokurorisë dhe policisë fillimin
e procedimit penal kundër autorëve
të këtij veprimi të
paligjshëm dhe vënien përpara
drejtësisë dhe përgjegjësisë të
këtyre personave.
padi në Prokurorinë e rrethit
gjyqësor Fier, për autorët
e shkatërrimit dhe dëmtimit
plotësisht të disa pemëve dekorative
disavjeçare, që ndodhen
në bulevardin kryesor të qytetit.
Në padinë drejtuar prokurorisë
së rrethit, bashkia që në
këtë rast është pala paditëse,
sqarohet se gjatë orëve të para të
datës 24 mars në bulevardin "Jakov
Xoxe", krahu i djathtë në
drejtim të veriut, shumë pranë
sheshit "Fitorja" janë prerë në
mënyrë të paligjshme tre drurë
dekorativë, 35-vjeçarë. Mësohet
se bashkia nuk ka dhënë asnjë
leje dhe zyra juridike i ka kërkuar
prokurorisë dhe policisë fillimin
e procedimit penal kundër autorëve
të këtij veprimi të
paligjshëm dhe vënien përpara
drejtësisë dhe përgjegjësisë të
këtyre personave.