E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stojku: Prodhim maksimal i energjisë

Drejtori i KESH, Muharrem Stojku deklaron se është arritur prodhimi maksimal i energjisë, 29.3 milionë kilovat orë në 24 orë. Në një prononcim për "Ora News", tha se prodhimi i kësaj energjie është mundësuar falë kushteve të krijuara. Stojku tha se energjia është shitur me një çmim prej 45 euro për 1000 kilovat orë . Sipas Stojkut, nga shitjet jashtë vendit përfitohen 40 mln euro, ndërsa nga shitjet brenda vendit 20 milionë euro. Ai bëri me dije se 30% e fitimeve do shkojnë për investime në meremetimin e kaskadës së Drinit. Drejtori i KESH tha se verë në muajin mars janë përfituar 430 milionë kilovat orë energji.
Sipas tij, energjia blihet më së shumti nga kompani tregtare që e rishesin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›