E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stojku: KESH, garanci të plotë për digat

Drejtori i Koorporates Elektro-energjitike Shqiptare Muharrem Stojku ka dhene garanci te plote per digat dhe funksionimin e portave te hidrocentraleve,  ndersa tha se po prodhohet energji me kapacitet maksimal.

"Gatishmeria ne hidrocentrale eshte e plote, jemi te sigurte qe punojne
cdo pajisje ne hidrocentrale, sidomos pajisjet kryesore qe jane portat.
Portat jane te sigurta, jane bere provat e duhura, punojne ne menyre
normale, bile provate fundit jane bere dhe me hapje te plote ne ditet e
fundit. Keshtu qe, ka siguri ne kete segment, mos te kete asnje ze qe
vjen, te mos keqkuptohen njerezit per kete problem. Ju sqaroj se situata
eshte normale per prodhimin, me kapacitete maksimale", deklaroi Stojku.

Adi Darsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›