E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, qëllohen me armë 2 vëllezër, vdes njëri

DURRËS- Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Rinia në Durrës. Dy vëllezër janë qëlluar me armë zjarri, duke mbetur njëri i vrarë dhe tjetri i plagosur. Fillimisht u dyshua se sulmi ndaj tyre ka ndodhur për motive pronësie ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e cështjes. Sipas të dhënave të fundit të policisë sherri ka ndodhur për motive të dobëta. Një grindje e ndodhur para 6 muajsh mes dy familjeve ka degjeneruar sot në përdorimin e armëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:10 të ditës së sotme dhe fajtorë dushohet se janë tre vëllezër, të arrestuar nga policia. Një sherr i rinisur nga dy familjet, duket se ka cuar në përdorimin e armëve dhe për pasojë ka humbur jetën Preng Lazri 22 vjec dhe është plagosur vëllai i tij Xh. Lazri 35 vjec. Ky i fundit është transportuar drejt spitalit të Durrësit. Policia sqaron se familjet janë me origjinë njëra nga Dibra dhe tjetra nga Shkodra. Prej disa vitesh këto familje ishin vendosur në fshtin Rinia të Durrësit. Viktimat i përkasin familjes nga Shkodra.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›