Gurecio: Italia ndihmë Shqipërisë, situata e kapërcyeshme
TIRANE- Këshilltari special i kryeministrit Berluskoni për komitetin e mbrojtjes së digave në Itali, Roberto Guercio është takuar sot me kryeministrin Berisha. Zoti Guercio i përcolli kryeministrit shqiptar mbështetjen e qeverisë italiane në kapërcimin e kësaj situate plotësisht të menaxhueshme. Zoti Guercio theksoi se e njeh situatën në Shqipëri, digat dhe specifikat e tyre, si dhe kompetencën e inxhinierëve dhe teknikëve shqiptarë, duke u shprehur i bindur se kjo situatë është plotësisht e kapërcyeshme. Kryeministri Berisha e njohu të dërguarin italian me situatën e krijuar si rezultat i prurjeve të jashtëzakonshme ujore në basenin e Drinit, si dhe me problematikat e shkarkimeve të ujit përgjatë të gjithë kaskadës së Drinit dhe me problemet e përmbytjeve në ultësirën e nën-Shkodrës. Z Roberto Guercio si dhe ambasadori italian, z. Saba D’Elia ofruan mbështetjen dhe asistencën e tyre dhe të shtetit italian në përballimin e kësaj situate, qoftë në aspektin e sigurisë së digave, qoftë në aspektin e emergjencave civile. Ata shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar vendin tonë jo vetëm në përballimin e këtij momenti të vështirë, por dhe në trajtimin e çështjes së sigurisë së digave në një hark kohor më afatgjatë Edhe Zv.kryeministri Ilir Meta dhe ministri i Energjetikës, Dritan Prifti kanë zhvilluar një takim me komisarit për digat kombëtare të Italisë, Roberto Guercio, si dhe me ekspertët që e shoqëronin. Guercio ka deklaruar se Shqipëria do të ndihmohet Italia do të ndihmojë Shqipërinë për përballimin e situatës emergjente të krijuar në kaskadën e lumit Drin, me asistencë dhe mjete teknologjike.(m.a/News24/BalkanWeb)