Mallakastër, rrëshitja e dheut, shkatërrohen 5 shtëpi
MALLAKASTER- Rreshjet e shiut shkatërrojnë plotësisht 5 shtëpi dhe ndërkohë që plasariten edhe 20 të tjera në fshatin Hekal të Mallakastrës. Fenomeni është kthyer në rrezik për banorët vecanërisht ditët e fundit me shtimin e rreshjeve cka ka favorizuar rrëshkitjen e tokës. Sipas korrespodentit tonë në Fier, në rrezik janë dhe 80 banesa të tjera pasi toka vazhdon të rreshqasë. Familjet e dëmtuara dhe të mbetur pastrehë janë strehuar përkohësisht te të afërmit e tyre. Një prej familjarëve tregon madje se po jeton pas shkaterrimit të shtëpisë te kasollja e bagëtive. Në vendgjarje ka mbërritur Shtabi i Emergjencave Civile në rreth, të cilët po kryejnë evidentimin e dëmeve. Autoritetet lokale kanë premtuar ndihmë për banorët.(m.a/News24/BalkanWeb)