E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stojku: Shkarkimet do vijojnë



Shkarkimet në kaskadën e Drinit do të vijojnë derisa niveli i ujit në kaskadë të arrijë në 74.5 metër. Në mbledhjen urgjente të sekretariatit teknik të digave, drejtori i KESH, Muharrem Stojku ka deklaruar se prurjet po shkojnë në 1500-1600 m3/sek ndaj është e nevojshme të vijohet me shkarkime. "Ne do shkarkojmë në këto kuota, pasi në liqenin e Komanit e Vaun e Dejës kuotat janë në rënie. Po ashtu do të monitorojmë Fierzën", theksoi ai. Sipas Stojkut, është shënuar piku i prurjeve në kaskadën e Drinit ndërkohë që prodhimi është në maksimum, 30 milionë kilovat në orë.
Sipas Stojkut, shkarkimet në Fierzë janë 710 m3 në / sek ndërsa prurjet 1350 m3/ sek. Ai deklaroi se deri tani janë 500 tokë hektarë tokë e përmbytur, ndërkohë që niveli i ujit arrin në 10-30 cm.
Sipas tij, deri tani ka rrugë të bllokuara në Bërdicë dhe Obot, por nuk ka asnjë shtëpi të përmbytur.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›