E Diel, 1 Nëntor 2026

Stojku jep doreheqjen nga drejtimi i KESH, ne vend te tij emerohet Zeqo

Jep doreheqjen drejtori i Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku. Stojku u largua nga detyra diten e djeshme, vetem pasi ishte disa muaj i emeruar ne kete post, me formimin e koalicionit te ri qeverises, Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Menjehere pas largimit, Stojku u shpreh publikisht se doreheqjen e dha pasi iu kerkua. Ai ka deklaruar per mediat, se i eshte kerkuar qe te largohet nga detyra, kerkese te cilen sipas tij e kishte pranuar pasi kishte ardhur nga ata qe e kane propozuar per te qene ne krye te KESH per tere keto muaj, ku ka perballuar dhe tre permbytje te forta ne zonen e Shkodres. Menjehere pas tij, u emerua ne kete post po diten e djeshme, Engjell Zeqo, ish kreu i divizionit te shperndarjes se KESH. Stojku u emerua ne krye te KESH, pas doreheqjes se dhene ne 3 tetor te vitit te kaluar nga Gjergji Bojaxhi. Ky i fundit u largua nga posti me argumentin se mbyll misionin qe iu ngarkua, pasi permbushi objektivat qe iu kerkuan ne nisjen e punes ne krye te Korporates. Sic ishin, sigurimi i energjise 24 ore, privatizimi dhe miremenaxhimi i Korporates. Stojku u emerua ne fund te vitit te kaluar drejtori i ri i KESH nga Keshilli Mbikeqyres. Stojku ka mbajtur postin e nendrejtorit te KESH, me pergjegjesi per prodhimin e energjise elektrike dhe ka nje eksperience gati 20-vjecare ne sektorin energjetik. Emerimi i Muharrem Stojkut ne krye te KESH-it nuk ishte surprize ne ate kohe. Per vite me radhe ka punuar ne sektorin energjetik te vendit, njeh mire problemet dhe per 4 vjet ka sherbyer ne postin me kryesor te KESH-it, ate te Divizionit te Prodhimit. Ministri do ta komentonte emerimin e Stojkut duke thene se, fale punes se tij prodhimi dhe eficenca e energjise elektrike ne dy vitet e fundit, ka qene pozitive.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›