E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, goditen methikë dy infermierenë spitalin psikiatrik

VLORË- Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës. Dy infermiere janë goditur me thikë, në spitalin psikiatrik të Vlorës, ku edhe punonin.
Policia nuk bën të ditur emrat e infermiereve, ndërsa sqaron se agresori ka qënë një pacient që kurohej në këtë spital.

Policia ka mundur ta ndalojë autorin e plagosjes. Ai është identifikuar si Altin Doko. Mbi të rëndon akuza e tentativës për vrasje. Mësohet se autori po mbahet i izoluar në ambientet e spitalit psikiatrik, ndërsa personeli i spitalit ka kërkuar largimin e Dakos, për shkak të rrezikshmërisë së tij.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›