E Shtunë, 31 Tetor 2026

Farmacite, blerje te ilaceve ne menyre elektronike

Farmacite apo depot farmaceutike, blerjet dhe shitjet midis tyre tashme do t'i kryejne ne menyre elektronike. Kjo ne menyre qe te eliminohet kontrabanda e ilaceve kontrabande, por edhe ne menyre qe pacientet te marrin barna te regjistruara. Projekti eshte bere publik gjate dites se djeshme ne Komisionin Parlamentar te Shendetesise ku ka marre edhe mbeshtetje nga deputetet. Ka qene ministri per Inavocionin, Teknologjine e Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo, qe se bashku me perfaqesues te ISKSH-se dhe ministrise se Shendetesise, hodhi ne diskutim ne Komisionin e Ceshtjeve Sociale dhe Shendetesise, projektin "Farmacite online". Sipas Pollos tashme nuk do te kete me regjistrim te barnave, blerje te tyre te shenuara dorazi neper regjistra, sepse kjo raportohet si nje menyre jo efikase, madje qe sjell probleme ne llogaritjen e shpenzimeve reale dhe atyre te rimbursueshme sipas ligjit. Sapo eshte lancuar projekti me i ri, ai i farmacive dixhitale. "Projekti 'farmacite online', qe ne po ndjekim, ka konsistuar ne nevojen qe sherbimet individuale farmaceutike te lidhen online, ndaj hapi i pare, do te jene farmacite qe jane ne zonat e arritshme. Nderkohe ne zonat me te largeta ku kostoja e internetit eshte me e shtrenjte dhe krijimi i regjistrave, i procedurave, ne menyre qe cdo blerje, me rimbursim nga fondet e ISKSH-se, te jete e regjistrueshme dhe e verifikueshme ne cdo moment", - theksoi Pollo. Sipas tij, projekti Shqiperia dixhitale synon te mbuloje te tere sektoret, qe informatizimi dhe dixhitalizimi i sherbimeve te sjelle avantazhe jashtezakonisht te medha per qytetaret me sherbime te shpejta, qe kursejne kohe dhe para publike, duke u bere gjithaq me transparente e me te besueshme per publikun e gjere dhe institucionet shteterore. Ky projekt do te jete nje sistem qe do te rrise efikasitetin e politikave sociale, te kujdesit shendetesor, do te rrise korrektesen e sherbimit nga ana e farmacive qe do te futen ne kete rrjet, pergjegjes per realizimin e tij eshte ISKSH.
Abuzimet ne farmaci
"Farmacite online", me te dhenat e perftuara do te ndihmojne per te minimizuar abuzimet, por edhe per te orientuar qeverine per nje mireshpenzim te parase publike, qe ne te shkuaren ne mungese te sherbimeve te tilla, ka sjelle qe, shtetasit te mos perfitojne ne sasine dhe kohen e duhur rimbursimin qe parashikonte politika shteterore. Po keshtu edhe fondi i buxhetit i parashikuar per kete qellim, nuk perdorej ne menyren me te mire. Shume here pacientet kane marre ne farmaci barna te cilet nuk jane regjistruar asnjehere ne Qendren Kombetare te Barnave per shkak te abuzimeve qe kane kryer nje pjese e mire e farmacisteve me depot farmaceutike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›