Stoke mban Delapin

Nga Express më 14 prill 2011 në ora 17:21
Mesfushori i Stoke City, Rory Delap, pritet të nënshkruajë kontratë të re njëvjeçare para ndeshjes gjysmëfinale të FA Cup kundër Boltonit, të dielën në Wembley.
Me të, 31 vjeçari do të vazhdojë qëndrimin në klub deri më 2013.
“Rory e meriton. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në klub dhe nuk është vetëm ajo që bën në fushë, por meriton të shpërblehet edhe për ndikimin e tij jashtë saj”, tha menaxheri i Stoke City, Toni Pulis.
Delap është bërë i famshëm për hedhjet e tij të gjata të topit nga rivëniet anësore.