E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio bën tifo për titullin e Interit

Trajneri i Lacios, Delio Rosi, ka bërë të qartë se do të preferonte më shumë që titullin ta fitonte Interi se sa Roma, armiku i përjetshëm në derbin kryeqytetas. "Tani të gjithë bëjnë tifo për Lacion, ndërsa pak ditë më parë na dëshironin të vdekur apo në Serinë B. Problemi nuk është i yni, por i tifozëve të Romës, që mendojnë se nuk do të bëjmë detyrën tonë. Unë preferoj që kampionatin ta marrë Interi dhe nuk mund të bëj tifo për Romën, pasi jam një tifoz i Lacios", u shpreh Delio Rosi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›