Lipi, projektohet rikthimi tek Italia
Edhe pse ka humbur në miqësoren e mesjavës me Spanjën, përfaqësuesja italiane ka dhënë përshtypjen e një skuadre të fortë. "Axurrët" duken gati për të luftuar për titullin kampione Evrope. Problem përpara evenimentit më të rëndësishëm në kontinent mbetet e ardhmja e stolit. Për arsye ende të paqarta, trajneri Roberto Donadoni nuk gëzon mbështetjen e plotë të federatës. Fakt është se numri 1 i futbollit italian, Abete, po bën lojë të dyfishtë: nga njëra anë ai deklaron se shpreson që Donadoni të rinovojë kontratën, por nga ana tjetër po punon për të gjetur një zëvendësues të denjë për përfaqësuesen kampione të botës. Kjo është vënë re në deklaratën e tij: "Në këto momente po punojmë për dy objektiva, shpjegoi Abate. Së pari, duhet t‘i japim vazhdimësi projektit dhe së dyti, duhet të jemi gati për një alternativë të rëndësishme. Ashtu si kam thënë edhe më parë, çdo vendim për të ardhmen e stolit të Italisë do të merret në qershor. Ne jemi të gatshëm për çdo gjë, por mendoj se është e rëndësishme që të mos ndryshojmë drejtim. Me Donadonin kemi marrëdhënie pozitive, uroj që të bëj një paraqitje sa më të mirë në Evropian dhe të vazhdojmë bashkëpunimin në të ardhmen". Megjithatë, tashmë të gjithë besojnë se në krye të skuadrës do të rikthehet Marçelo Lipi: ish-trajneri që fitoi Botërorin 2006 është objektivi kryesor i Federatës Italiane. Sipas "Tuttosport", pavarësisht rezultatit që "axurrët" do të arrijnë në aktivitetin në Austri dhe Zvicër, Lipi do të marrë drejtimin e skuadrës. Madje, ish-trajneri i Juventusit, do të kërkojë një parakontratë si garanci dhe krerët e futbollit përtej Adriatikut janë të gatshëm t‘ia plotësojnë këtë kërkesë.
Duke u kthyer te Donadoni, edhe pse largimi nga drejtimi i përfaqësueses duket i sigurt, ai gëzon mbështetjen e plotë të skuadrës. Kjo është treguar qartë nga kapiteni Fabio Kanavaro: "Donadoni e ka të qartë se jemi të gjithë përkrah tij, ka punuar shumë mirë, meriton vlerësimin tonë. Puna e bërë deri më tani mjafton që të jetë një protagonist i Kampionatit Evropian". Edhe dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm të Italisë, portieri Xhixhi Bufon dhe mbrojtësi Marko Materazi janë shprehur "pro" trajnerit aktual, duke treguar se besojnë në aftësitë e tij.