E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stoltenberg: Eshtë herët, të flitet për sulm terrorist

"Situata është e rëndë, ndërsa është ende herët të flitet për një sulm terrorist". Ky ka qënë konfirmimi i marrë vetëm pak minuta më parë nga kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg, i cili fatëmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim nga shpërthimet.
 

Sekretari norvegjez i Shtetit, Hans Kristian Amundsen, i tha CNN-it se Stoltenberg nuk ishte në ndërtesë në kohën e shpërthimit.
 

Deri në këto caste, vendi ndodhet në një situatë dramatike, ndërkohë që dëmët si në njërëz dhe ato materiale, kanë qënë të konsiderueshme.  Të gjitha rrugët që të cojnë në qendër të qytetit janë bllokuar dhe autoritetet kanë evakuar banorët nga zona, nga frika për ndonjë shpërthim tjetër. Deri në këto çaste, dyshohet se shpërthimi mund të ketë ndodhur nga një bombë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›