E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stoner "përvetëson" garën finale

Keisi Stoner fiton në Valencia, në garën e fundit të Botërorit 2008 në klasin MotoGp. Australiani i Dukatit ka mbërritur në finish i shkëputur nga piloti i Hondas, Dani Pedroza, dhe nga Valentino Rosi, i cili ishte shpallur matematikisht kampion. Stoner dominoi plotësisht garën (pa harruar këtu edhe provat zyrtare) dhe duke mos e humbur për asnjë moment kryesimin, regjistroi fitoren e gjashtë në këtë sezon. Në anën tjetër Rosi synonte të realizonte një mbyllje madhështore të kampionatit dhe deri diku ia arriti. "Doktori" u nis nga vendi i dhjetë, megjithatë në fund u ngjit në shkallën më të ulët të podiumit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›