Stonestret: Do ndjekim procesin deri në përfundim
TIRANË- Kryeministri Berisha ka pritur sot në zyrat e kryeministrisë kreun e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR, Jonathan Stonestreet.
Në qendër të bisedimeve ishin zgjedgjet vendore të 8 majit ku të dyja palët theksuan rëndësinë e e fillimit të reformës zgjedhore si dhe adresimin e të gjitha rekomandimeve të mëparshme si dhe atyre që do të dalin nga raporti i ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 8 majit, për konsolidimin e një procesi zgjedhor sa më efikas dhe garantues për zgjedhje të lira e të ndershme sipas standardeve evropiane.
Në lidhje me situatën postzgjedhore të krijuar në vend zyrtari i lartë i OSBE ka deklaruar se misioni i OSBE/ODIHR po ndjek me vëmendje gjithë fazat e procesit deri në përfundim të pplotë të tij.
‘Misioni i OSBE/ODIHR do të ndjekë të gjitha fazat e procesit zgjedhor deri në përmbylljen e plotë të tij’, -ka deklaruar Stonestret në përfundim të takimit të tij me kryeministrin e vendit Sali Berisha.
(e.m/BalkanWeb)