PS dërgon në Kolegjin Zgjedhor KQZ-në
TIRANE- PS ka paditur sot në Kolegjin Zgjedhor Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për tejkalimin e afatit të shpalljes së rezultatit për Bashkinë e Tiranës si dhe për mosmiratimin e tabelës përmbledhëse të KZAZ Nr.49 që i përket njësisë nr. 5.
“Në përfundim të procesit të numërimit të votave për kandidatët për kryetar të Bashkisë Tiranë dhe Këshillin Bashkiak të Bashkisë Tiranë, nga dhjetë KZAZ të kësaj Zone Zgjedhore janë miratuar tabelat përmbledhëse të rezultateve të qendrave të votimit, ndërsa KZAZ Nr.49 nuk e ka miratuar këtë tabelë duke marrë Vendimin Nr.37 datë 16/05/2011 për mos miratimin e saj. Në këto kushte, në zbatim të parashikimeve të nenit 122 e 35 të Kodit Zgjedhor, Partia Socialiste, si subjekt zgjedhor ka paraqitur ankim në KQZ, thuhet në ankesën e përpiluar deputeti Fatmir Xhafaj.
“Në këto kushte, është ligjërisht e detyrueshme të urdhërohet KQZ që së bashku me miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për KZAZ Nr.49, të marrë vendim edhe për nxjerrjen e rezultatit dhe miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Zonës Zgjedhore Bashkia Tiranë dhe shpalljen e kandidatit fitues për këtë Bashki në bazë të rezultateve të miratuara”, thuhet në kërkesë padinë e PS, ku ndër të tjera kërkohet:
“Gjykimi i çështjes në themel, Detyrimin e KQZ të marrë vendim për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për KZAZ Nr.49, Detyrimin e KQZ të marrë vendim për nxjerrjen e rezultatit dhe miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Zonës Zgjedhore Bashkia Tiranë dhe shpalljen e kandidatit fitues”.
(m.a/BalkanWeb)