E Shtunë, 31 Tetor 2026

Storari nuk largohet nga Milani

Portieri i Milanit, Marco Storari, nuk do t'i bashkëngjitet Sampdorias, por do të vazhdojë të mbajë fanellën kuqezi- thotë agjenti i tij, Vincenzo Morabito.
Dëmtimi i Luca Castellazzit e ka detyruar Sampdorian që të kërkojë zëvendësues, dhe emri i Storarit është në listën e skuadrës gjenovase. "Sampdoria interesohet për Storarin, mirëpo Milani nuk dëshiron ta japë", ka thënë agjenti për Tuttomercatoweb.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›