Berisha: Oketa si Dokle, zgjodhi largimin

Kreu i qeverisë doli para gazetarëve në një konferencë të hapur që zgjati rreth 90 minuta, ku foli për disa nga çështjet kryesore aktuale në politikën shqiptare.
Lidhur me akuzat e deputetit Gazmend Oketa se në Partinë Demokratike mungon demokracia dhe se mbledhjet e grupit parlamentar janë shndërruar në mbledhje të ngjashme me Byronë Politike, Berisha iu përgjigj se përkundrazi, demokracia në mbledhjet e PD-së ekziston dhe se gjithkush mund të ngrejë çështje për debat. Madje kryeministri akuzoi Oketën për “heshtje” në këto mbledhje.
“Siç e dini, kryetari i Partisë Demokratike vetëm në ditët kur nuk ndodhet në Shqipëri, merr pjesë një herë në javë në mbledhjet e grupit parlamentar, diskuton në këto mbledhje probleme të përgjithshme dhe të zonave të veçanta elektorale”, sqaroi kryeministri.
“Kjo është konstante e shumicës së mbledhjeve, përveç rasteve për ndonjë shkak protokollar ndërkombëtar. Në këtë kontekst, në shumicën e tyre deputetët ngrenë probleme. Por deputeti Oketa as tani, as në kohën kur ka qenë në funksionet më të larta nuk ka ngritur qoftë një problem të vetëm në mbledhjet e grupit të PD-së. Pra të besoj unë se ish-ministri i Mbrojtjes ishte frikacak të ngrinte çështje në mbledhjet e grupit parlamentar, kjo s’më përputhet me problematikën. Deputeti Oketa ka marrë pjesë rregullisht në mbledhje deri në shtator apo tetor dhe nuk ka ngritur asnjë problem, as kur ka qenë zv/kryeministër, ministër apo deputet. Kështu që shkaqet e këtij divorci duhet t’i kërkojmë tjetërkund. Asnjeriu nuk i është kërkuar kurrë se pse ngre çështje në mbledhjen e grupit parlamentar. Të gjitha çështjet politike janë diskutuar dhe diskutohen në mbledhjet e PD-së. Oketa zgjodhi një mënyrë tjetër dhe unë kam keqardhje se hyri si një përfaqësues i një brezi të ri dhe u largua si një Namik Dokle i PD-së. Në ’91, që, kurban për Ramiz Alinë, Namik Dokle pranoi të marrë vetëm votën e tij, ndodhi aktualisht që, kurban për Bamir Topin, Gazmend Oketa të marrë vetëm votën e tij. Këtë Oketa nuk duhej t’ia bënte vetes”.
Berisha foli edhe për çështjen e Presidentit, ku ripërsërisiti qëndrimin e tij se kreu i ri i shtetit do të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën e vendit. “Jam njeri vlerësues dhe bashkëpunues me ndërkombëtarët, por në atë që quhet faktor ndërkombëtar, në këtë vend dhe në çdo vend, sundimi i ligjit është standardi që bashkon vendet e lira. Në këtë kontekst ne jemi të hapur të diskutojmë me të gjithë faktorët parlamentarë kandidaturat apo kandidaturën për President Republike, por në çdo rrethanë ne mbetemi të vendosur t’i japim vendit një president në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Do të ishte qesharake, joserioze që ne të zëvendësonim Kushtetutën me forma të tjera të paparashikuara. Qëllimi ynë është të parandalohet një krizë isntitucionale”, tha Sali Berisha.
Ai akuzoi sërish opozitën për vendimet negative të Brukselit për dhënien e statusit vend kandidat për në. Sipas Berishës, bllokimi i reformave nga ana e opozitës që u bë dy vite radhazi vijon edhe tani në mënyrë të përsëritur. “Edi Rama denoncoi bllokimin, ndërkohë që ishte ai që bllokoi reformat. Këtë javë diskutohet në BE rreth integrimit të Shqipërisë, ku raportohet se reformat në vendjanë bllokuar. Nuk shoh asnjë zgjidhje tjetër veç zgjedhjeve të 2013-ës, pasi statusi kandidat për vitin 2012 është i bllokuar. Shpresë mbetet viti 2013”.
Pasi u ndal tek mundësia e ndryshimeve në qeveri, të cilat do të ndodhnin vetëm në kohën kur LSI ta kërkonte një gjë të tillë, në bazë të marrëveshjes së arritur me PD-në për bashkëqeverisjen pas zgjedhjeve të 2009-ës, kryeministri foli për prishjen e frymës së konsensusit që kishte përfshirë për mëse 3 javë Komisionin e Ligjeve. Për këtë ai fajësoi socialistët dhe kreun e PS-së, Rama, se po zbaton politika bllokuese për reformat.
“Blloku është vetëm bllokim, çunat e bllokut nuk kanë parim tjetër përveç bllokimit. Është jashtëzakonisht interesante lidhja e qëndrimit të tyre me bllokun dhe nocionin e bllokimit. Po punohej fare mirë në reformën zgjedhore, OSBE-ja kontraktoi ekspertë botërorë për reformën, por Rama e bllokoi. Zoti Rama foli sot për Serbinë, por Shesheli, një armik i betuar i shqiptarëve nuk bllokoi reformat në Serbi. Partia e Sheshelit është në Parlament, po ashtu edhe partia e Sllobodanit që nuk bllokuan integrimin dhe reformat në Serbi”, u shpreh Berisha.
Lidhur me pagat dhe pensionet, kreu i ekzekutivit bëri të ditur se në 1 korrik, sikurse çdo vit, ato do të rriten në shkallë të ndryshme, sipas kategorive.
Pyetjes nëse ndjehej i kërcënuar nga partia e re, që pritet të krijohet në fund të muajit mars, e që në korrik do të udhëhiqet nga Bamir Topi pasi këtij të fundit t’i ketë përfunduar mandati i Presidentit, kryeministri Berisha u përgjigj shkurt: “Kush është kërcënim? Partia që votoi për Edi Ramën?! Edhe vëllai i tij, Flamuri, ka votuar dhe do votojë për mua. Pyeteni, po s’ju tha që ka votuar dhe do votojë për mua. Kjo i përmbledh të gjitha”.
Ndërsa kritikat e anëtarit të Partisë Demokratike dhe njëri prej ish-bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij, Besnik Mustafaj, mbi mungesën e demokracisë brenda PD-së, Berisha i quajti si kritika që mbërrijnë nga një shkrimtar, dhe siç tha ai, shkrimtarët kanë realitetin e tyre.
/Start/E.B/
2012-02-28 21:15