29 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Sëmundjeve të Rralla
29 shkurti është Dita Ndërkombëtare e Sëmundjeve të Rralla. Ato janë patologji me numër të incidencës shumë të vogël, por me një impakt social dhe personal shumë të madh.
Mund të konsiderohet e rrallë çdo sëmundje që ka një prevalencë (numri i rasteve për një numër të caktuar popullsie). Në Bashkimin Europian, pragu që nuk duhet kaluar për tu konsideruar një sëmundje e rrallë është 5 raste në 10 mijë njerëz.
Megjithëse numri i të prekurve arrin në mijëra në vendet e zhvilluara, zbulimet e fundit shkencore sidomos në fushën e gjenetikës mendohet se do ta ulin këtë shifër.
Por ajo që është shqetësuese në lidhje me këto sëmundje është fakti që në 70 për qind të rasteve, ato shfaqen në moshë të vogël. P.sh. në Itali rreth 1 400 000 të prekur nga këto sëmundje i përkasin moshës pediatrike.
Këto sëmundje në shumicën e rasteve prekin sistemin nervor dhe shqisat, duke përkeqësuar cilësinë e jetës së të prekurve dhe duke rritur koston e sociale të tyre. / Gazmira Ndoja