Stradivari mes gjësendeve të humbura

Instrumentin e vlefshëm pronari ia kishte huazuar një miku muzicient, i cili, të premten e kaluar, e harroi atë në tren, teksa zbriti në një stacion në Bern.
Megjithatë, falë xhirimit të kamerës së sigurimit, policia arriti të identifikonte një udhëtar që po dilte nga treni me violinë në dorë, por në një stacion tjetër të kryeqytetit zviceran.
Sipas agjencisë AFP, dy ditë pas apelit të policisë për kthimin e violinës, policia arit ta gjejë atë në byronë për gjësende të humbura të stacionit kryesor hekurudhor në Bern.
Policia nuk ka publikuar asnjë emër, e as vlerën e instrumentit.
Ndryshe, aktualisht në botë ekzistojnë 600 violina të punuara nga mjeshtri italian, Antonio Stradivari (1648-1737). Në vitin 2011, një e tillë është shitur në një ankand bamirësie për 13.5 milionë dollarë.