Vdes aktori Norman Alden

Ai ishte zëri i superheroit Aquaman në animacionin e viteve shtatëdhjetë ‘Super Friends’ dhe është paraqitur në filma si ‘Back to the Future’ dhe ‘Ed Wood’.
Alden vazhdimisht ka luajtur në rolet e burrave të ashpër gjatë karrierës së tij 50-vjeçare.
Familjarët e tij thanë për ‘The Hollywood Reporter’ se ai vdiq nga shkaqet natyrale në Los Angeles.
Ata llogarisin se numri i paraqitjeve të Alden-it në kamera arrin deri në 2,500.
Ai është paraqitur në seri televizive si “Charlie's Angels”, “JAG” dhe “Batman”, ku ka luajtur njërin prej ndihmësve të Xhokerit.
Në filmin e vitit 1985, “Back to the Future”, ai ka luajtur në rolin e pronarit të “Lou's Cafe” bashkë me aktorët Michael J Fox dhe Christopher Lloyd.
Alden është trashëguar nga fëmijët e tij Brent dhe Ashley, një nip dhe partnerja e tij Linda Thieben.