Fejzullahu në Djurgarden

E përditshmja Kristianstadsbladet shkruan se marrëveshja, përfshirë këtu edhe rrogën e futbollistit dhe pagesën e menaxherëve, i ka kushtuar klubit suedez 10 milionë kronor (1 milion euro).
Sipas kësaj marrëveshjeje, Fejzullahu do të paguhet rreth 15 mijë euro në muaj, karshi 5 mijë sa i ofronte Mjallby, ku e kishte kaluar sezonin e fundit si huazim. Mirëpo, këtë ofertë e kishte refuzuar futbollisti kosovar, ndërkohë që drejtuesit e klubit suedez shpresonin të mos i vinte ndonjë ofertë më e mirë.
24 vjeçari ishte rikthyer në Holandë ditë më parë, por sërish e mori rrugën drejt Stokholmit, ku do ta nënshkruajë një kontratë mbi dyvjeçare. Ai pritet t’i kryejë vizitat mjekësore te Royal Canal, ndërsa më pas pritet të jetë i gatshëm për Djurgardenin për ndeshjen e së hënës së ardhshme ndaj Sundsvall.