E Diel, 1 Nëntor 2026

Strakosha: Edhe djali im duhet ta meritojë kombëtaren

Nga Adi Metaliu

Qysh nga e hëna, kompleksi i ekipeve kombëtare në Kazmë ka qenë i pushtuar nga prindër të shumtë, të cilët ndiqnin me shumë pasion seleksionimet e trajnerit të U-19-ës, Foto Strakosha. Të martën, në një moment, pak minuta se fëmijët të dilnin në stërvitje, një prind i afrohet Strakoshës duke e pyetur se kur do të grumbullohej sërish djali i tij. Strakosha, megjithëse u mundua të ishte sa më i komunikueshëm me prindin e një futbollisti, në fund vendosi të tregohej i rreptë, që të gjithë ta kuptonin se nuk mund të ndërhynin në punën e tij:

Dua ti jap mundësinë çdo të riu. Edhe unë, kur kam qenë i ri, kam ecur përpara me punë, askush nuk ma ka hapur rrugën. Në kombëtare do të grumbullohet kush ta meritojë, sepse nuk fund më pritet koka mua nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet. Nga rreth 80 futbollistë që kanë pjesë në grumbullim të hënën, dje numri i tyre është reduktuar në 20-22 lojtarë.

Këtyrë do tu bashkohen edhe futbollistët më të spikatur të rretheve të jugut dhe ata që luajnë jashtë, për të nxjerrë përfundimisht bazën e ekipit që do të marrë pjesë në eliminatoret e ardhshme. Nga futbollistët e talentuar që luajnë jashtë është djali i Foto Strakoshës, Thomasi, që pak muaj më parë kaloi në Itali, tek Akademia e Romës.

A do do të ndjekë vallë shembullin e të atit në kombëtaren e Shqipërisë? Nuk e di, gjithçka varet prej tij. Te skuadra që unë drejtoj mund të vijë vetëm po ta meritojë, është shprehur ish-portieri i kombëtares shqiptare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›