E Diel, 1 Nëntor 2026

Anija Atlantis kthehet nga misioni i saj i fundit ne hapesire

Anija e Hapesires Atlantis realizoi nje zbritje te persosur  sot duke i dhene fund programit 30-vjecar te misioneve te vatje-ardhjes ne hapesire. Anija qe kishte ne bord nje ekuipazh me kater astronaute zbriti sot ne Qendren Kenedi te Hapesires ne Florida ne oren 10 sipas Grinuicit ne kushte moti te mire e pritur me brohoritjet e qindra veteve qe kishin ardhur per te ndjekur mbylljen e nje epoke ne historine e fluturimeve hapsinore

Misioni 13-ditor i anijes se hapesires Atlantis ishte fluturimi i saj i 33 dhe fundit pas 26 vitesh ne sherbim.
Nje arritje e madhe gjate tre dekadave te epokes se anijes eshte ndertimi i stacionit te hapesires nje objekt orbital shkencor per ndertimin e te cilit u deshen 12 vjet dhe 37 fluturime te anijeve te hapesires.
180 satelite dhe objekte fluturuese te tjera jane dislokuar ne hapesire nga ana e gjithe flotes se anijeve te hapesires.
Anija Atlantis do te vendoset  ne Qendren e Hapesires Kenedi.
Atlantis eshte e vetmja anije e hapesires qe NASA do ta mbaje  ketu ne Qendren e Hapesires Kenedi dhe jemi me fat qe ajo do te vendoset ne kete qender.
Atlantis u nis me 8 korrik drejt stacionit nderkombetar te hapesires dhe pas 13 ditesh ne hapesire dhe pas rifurnizimit te stacionit me artikuj te nevojshem per nje periudhe nje vjecare te marten ajo filloi udhetimin drejt Tokes.
Ulja e fundit e anijes ishte nje dite emocionale per shume persona te cilet kane punuar ne kete program.
Ne e kemi ditur qe nga viti 2004 se ky program do te mbyllej por kjo me te vertete do te jete dita e fundit e punes  per ne dhe perkon me diten e uljes keshtu qe une mendoj se kjo do te jete dite nje shume emocionale.

NASA tani do te mbeshtetet tek sektori privat per dergimin e njerezve dhe furnizimeve ne stacionin nderkombetar te hapesires.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›