Meningjiti, medikamentet pa rimbursim
Pacientet me meningjit te identifikuar qe prej nje janarit te ketij viti jane nen trajtimin intensiv me medikamente. Ndersa per kontaktet e ngushta sic jane familjaret, vec izolimit eshte perdorur rifanpicina si medikament profilaksie qe parandalon zhvillimin e virusit. Por ky medikament eshte i parimbursueshem dhe kushton shtrenjte. "Per cdo rast jane marre mostra nazofaringeale te kontakteve te ngushta. Po keshtu eshte bere profilaksi me rifanpicine per keto kontakte, per te gjithe familjaret, si edhe masa te kontrollit dhe izolimit respirator", kane pohuar drejtues te ISHP-se. Nga ana tjeter specialistet Institutit te Shendetit Publik kane theksuar se ky lloj medikamenti i shtrenjte duhet te perdoret te familjaret, te cilet kane pasur te afermin e tyre me meningokok. Ndersa per rastet e tjera ka medikamente te tjera me pak te kushtueshme qe mund te perdoren. Keto deklarata te specialisteve e te ISHP-se jane perkrahur edhe nga mjeke te QSUT-se. "Per rastet rutine nuk ka pse te fillohet rifanpicina. Jane mjekime te tjera qe jane te zgjedhura dhe qe jane edhe ne literaturen boterore. Ky medikament eshte ne rastin e meningokokut. Medikamente te tjera mund te jene edhe reciplinoli apo te tjera. Pra nuk eshte e thene qe duhet te jete rifanpicina ose s'ka. Ne aktualisht kete medikament e marrim nga farmacia e spitalit", ka pohuar mjeku infeksionit, Gentian Stroni.
Ne dy javet e para te muajit janar jane regjistruar ne te gjithe vendin dhjete raste, te cilet jane prekur nga meningjiti. Por vetem te vogelushja 3-vjecare nga Delvina, dy motrat nga Pogradeci dhe perseri vogelushja e Tropojes kane rezultuar mbartese te meningokokut. Kurse per sa u perket rasteve te tjera, ato kane rezultuar meningjit viral. Sipas te dhenave te Institut te Shendetit Publik rezulton se mesatarisht ne vendin tone jane zbulohen 20 raste me meningjit meningokoksik dhe mbi 100 raste me meningjite te tjera.