Strasburgu lodhet me Ramën, gati deklarata ndëshkuese

Asambleja Parlamentare e KiE-së pritet të dalë me një qëndrim të ri lidhur me situatën politike në Shqipëri, nëse Edi Rama do vijojë qendrimet fyese ndaj ndërkombëtarëve dhe bojkotin e parlamentit. Një apel i dytë i Strasburgut do të sillte izolimin total të opozitës socialiste, por edhe do të rrënonte përpjekjet e pashpresa të tyre për prishjen e imazhit të Shqipërisë, përmes fabrikimit të protestave që do kërkonin destabilizimin
Vetëm 2 javë pas vizitës negociuese të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Këshilli i Evropës i referohet përsëri situatës politike në Shqipëri. Burime nga Strasburgu, deklarojnë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës mund të dalë me një qëndrim të ri lidhur me krizën politike në Shqipëri. Deklarata zyrtare pritet të bëhet gjatë 2-4 mars 2010 kur Asambleja Parlamentare e KiE, pritet të zhvillojë një diskutim të dytë për Shqipërinë para sesionit të ri parlamentar që fillon më 12 mars 2010. Nisma është ndërmarrë nga Grupit europarlamentar Socialist të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, drejtuar nga Andrea Gross dhe Grupi i ta Majtëve të Bashkuar drejtuar nga Tiny Cox.
Ata kanë kërkuar një qëndrim të ri të Strazburgut ndaj krizës politike në Shqipëri duke iu referuar ndërprerjes së bojkotit nga Partia Socialiste.
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE, Mevlut çavusoglu ka thënë pas mbylljes së misionit në Tiranë, ku ai qëndroi me gjithë krerët e grupeve parlamentare, se Këshilli do të ndjekë situatën hap pas hapi dhe nga afër.
Delegacioni i APKiE, pasi qëndroi për dy ditë në Tiranë ku zhvilloi takime me maxhorancën, opozitën dhe Presidentin bëri thirrje për hyrjen e opozitës në Kuvend si dhe për hetimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës, me një Komision hetimor Parlamentar ku shumica efektive do t’i lihej opozitës. Ata e quajtën mungesën e dialogut parlamentar si minim të funksionimit demokratik të institucioneve të shtetit.
Ndërkaq, dy ditë pas largimit të të dërguarve të Strasburgut, opozita theu bojkotin duke u kthyer në Kuvend. Duke depozituar njëkohësisht dhe dy projektligje për hetimin e zgjedhjeve, të cilat i cilësoi kusht për zgjidhjen e situatës.
Pas konfirmimeve se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të dalë edhe me një qëndrim të dytë lidhur me situatën politike në Shqipëri, një kritikë e dytë në drejtim të Partisë Socialiste dhe kryetari të saj në detyrë, Edvin Rama, do të ishte vërtet fatal. Zërat se PS po shkon drejt një izolimi ndërkombëtarë, po bëhen gjithnjë e më të besueshëm teksa partia më e madhe në opozitë, jo vetëm nuk po emancipohet, por vazhdon të ndjekë një rrugë tërësisht antagoniste me rregullat morale dhe kushtetuese të vendit. Në këto kushte, PS, përgjatë 6 muajve është përballur me sugjerime dhe kritika të shumëllojta që vinin kryesisht nga përfaqësuesit politik evropianë të majtë, por edhe të djathtë. Një qëndrim i dytë zyrtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, mbi situatën politike në Shqipëri, nuk ka mëdyshje se do ketë në siluretë opozitën e Edvin Ramës. Shto këtu, rezolutën e 28 Janarit, ku europarlamentarët shprehën se bojkoti është një veprim i dënueshëm dhe se opozita duhet të ndalë menjëherë politikën e rrugës. Sigurisht, që kjo nuk solli asnjë reflektim nga ana e kryebojkotuesit, Edvin Kristaq Rama, por hapi një dritare se strategjia politike e ndjekur prej tij është e dënueshme jo vetëm nga faktorët politik në Shqipëri, por edhe më gjerë.
Ndaj, bëhet më racionale që një dalje e re publike e KiE-së, mbi situatën politike në Shqipëri, do sillte atë, që edhe është parashikuar nga disa deputetë socialistë, të cilët kanë mbajtur një qëndrim tejet kritik ndaj filozofisë së Edvin Ramës, izolimin ndërkombëtar të opozitës shqiptare.
...