Arta e Lagunës së Aldo Bares: “Të hapen kutitë”. Po “Hakmarrja...” a është dakord?
Pas Oltës së Shemsijes, edhe Arta e Lagunës së Aldo Bares kërkon shpëtim tek Ruzhdija. Përmendet në mënyrë të çuditshme hapja e kutive, pa thënë se ç’përmbajnë kutitë që i biri, u zu në flagrancë, teksa i niste për drejtuesin e organizatës terroriste “Hakmarrja për drejtësi”
Graria socialiste ka marrë në dorë një revansh të egër ditët e fundit, teksa Olta e Shemsie Kadrisë dhe Arta e Lagunës së Aldo Bares kanë kërcënuar para opinionit publik, se nëse nuk konsiderohen të një rëndësie të veçantë draftet e depozituara nga lakuriqi Edi Rama, atëherë pritet një përshkallëzim i qëndrimit kundër qeverisë dhe pushtetit. Kësisoj, Arta Dade, e njohur në qarqet mediatike dhe politike si më e afirmuara në analet e “diplomacisë” së Edvinit, tjerri dje thagmën e radhës të ylberistit socialist, lidhur me disa pseudo-drafte ligjore të depozituara tashmë në Kuvend. Një ditë më parë, kishte dalë edhe Olta Xhaçka, e njohur “nusja” e Shemsie Kadrisë, boses së firmës piramidale “Gjallica”, me fondet e të cilës, ku burimet e vetme ishin paratë e shqiptarëve, deputetja e lakuriqit të PS, kreu studimet në SHBA, pavarësisht se s’ka një diplomë të besueshme, bleu vilën qindra milionëshe dhe shpenzoi në mënyrë marramendëse gjatë fushatës elektorale të 28 qershorit në Qarkun e Korçës.
Jo vetëm në kushtet e theksuara të një mungese koherence me realitetin politik shqiptar, por diplomatja e Lagunës së Aldo Bares, kërcënoi me masivizim të qëndrimit destabilizues të opozitës së kamur nëse pretendimet e paraqitura në parlament, pa asnjë bazë të mirëfilltë ligjore, nuk do të shqyrtohen ashtu siç dëshiron Edvinin i nevrikosur.
Në përcjelljen e një urdhri SMS-je, Arta u demonstrua në media para opinionit publik me një varg qëndrimesh kontestuese që sipas asaj po i bëhen opozitës shqiptare. Arta, nuk ka një koment as edhe një mendim që të justifikojë atë bojkot të paprecedentë të opozitës së Edvin Kristaq Ramës, por e ka mendjen të kacavjerret përgjatë “lagunës” së kutive të mbyllura, të cilat pas certifikimit të institucioneve kushtetuese në Shqipëri, kanë marrë edhe aprovimin e institucioneve ndërkombëtare.
Por, Arta ka një linjë të vetën tashmë. S’është e interesuar për përmbajtjen e draftit, edhe pse atë ia kanë thënë të tjerët se nuk e ka marrë mundimin t’i hedhë një sy tërësor, aq më tepër për të bërë rezyme e ballafaqimit me ligjet dhe Kushtetutën.
Ajo tha se Partia Socialiste nuk heq dorë nga kërkesa për transparencë të plotë, me hapjen e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas saj, alibia e kryeministrit Berisha për Ruzhdijen nuk do ta bëjë PS-në të heqë dorë nga kërkesa e saj.
“Duket se mazhoranca ka vendosur të shpërfillë krejtësisht vullnetin pozitiv të Partisë Socialiste, por edhe thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për një zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj krize që po rëndohet më tej çdo ditë që kalon. Por kryeministri i Ruzhdies gabon rëndë nëse mendon se kjo krizë do të zgjidhet vetiu. Kriza politike është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe kjo krizë nuk mund e nuk do të zgjidhet nëse nuk merret parasysh kërkesa e PS për një hetim të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit. PS e ka ofruar kompromisin e saj. Vullneti i PS për hapjen e kutive dhe transparencën e plotë të kutive nuk do të tretet përballë kokëfortësisë së kryeministrit të Ruzhdijes. Sali Berisha duhet të kuptojë se PS nuk do të heqë dorë nga kjo kauzë, sepse prej saj varet fati i demokracisë në Shqipëri”, u shpreh Dade, duke përcjellë këtë deklaratë kontradiktore me realitetin që po përshkon PS-ja. Dade flet për gatishmëri të opozitës për të diskutuar dhe shqyrtuar bashkërisht me mazhorancën draftin me kërkesa, por harron se ai dialog dhe i ashtu quajtur konsensus dy palësh nuk mund të bëhet në rrugë, apo në sheshet e ngushta ku proteston lakuriqi i PS-së.
Kreu i qeverisë Sali Berisha ka pretenduar me të drejtë mbi parregullsitë e konstatuar në fshatin Ruzhdie, pasi komisionerët socialistë grabitën vulën e KQZ-së dhe u larguan nga qendra e votimit. Në sajë të këtyre parregullsive, Partisë Demokratike dhe koalicionit të djathtë i është marrë një mandat, po me vendim gjykate. Kjo është arsyeja se pse “nusja” e Shemsies dhe Arta e Lagunës, duhet të heshtin bashkë me lakuriqin Edi Rama, kur flitet për parregullsitë e zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat në tërësi përmbushën standardet e ndërkombëtarëve.
...