Strategji për punësimin e rreth 65 mijë të rinjve

"Strategjia e re, e cila do të mbështesë punësimin e të rinjve nga mosha 15 deri në 19 vjeç, ka një kosto prej 17.550.000 dollarësh”, tha zv/ministri i Punës, Kastriot Sulka, gjatë prezantimit të dokumentit që sapo ka nisur të zbatohet.
Ai shtoi se plani për punësimin e të rinjve është pjesë e strategjisë kombëtare për punësimin dhe formimin profesional dhe kontribuon në përmbushjen e objektivave të strategjisë kombëtare për zhvillim dhe integrim.
Sipas Sulkës, kjo përbën një kuadër gjithëpërfshirës dhe koherent për forcimin e administrimit të tregut të punës për të rinjtë, rritjen e punësimit së tyre, nxitjen e përfshirjes së sektorit privat në krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetjen e të rinjve nga shtresat në nevojë.
"Papunësia, nën-punësimi dhe puna në të zezë janë kosto e rëndë për Shqipërinë, çka e bën akoma më të domosdoshëm këtë plan-strategji”, vijoi ai. /Start/
2011-07-19 17:15