E Diel, 1 Nëntor 2026

Komandot izraelite marrin kontrollin e “Dignite-al Karama”-s

Lajmi bëhet i ditur nga vetë ushtria izraelite e cila sqaron se kontrolli i anijes është marrë në mënyrë paqësore.

Anija franceze “Dignite-al Karama”, përfaqësuesja e vetme e dhjetë anijeve të flotiljes që ishte parashikuar të udhëtonte drejtë Gazas por që është sabotuar, ishte paralajmëruar më parë nga marina izraelite të ndryshonte drejtim.

Pas marrjes së një përgjigjeje negative, komandot izraelitë kanë ndërhyrë duke marrë kontrollin e anijes.

Një zëdhënës i ushtrisë theksoi për agjencinë e lajmeve “AFP” se anija është marrë paqësisht dhe është drejtuar për në portin izraelit të Ashdodit.

Anija franceze “Dignite Al Karama” ka në bord 17 aktivistë. Të dielën që anija la portin grek, aktivistët thanë që janë drejtuar për në Egjipt, por vetëm më vonë njoftuan se janë nisur drejt Rripit të Gazës. /Start/F. P/

                                                                                             2011-07-19 16:18
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›