Tre lypës dëbohen nga Kosova
Policia në Skenderaj ka ndërmarrë një aksion për largimin e lëmoshë-kërkuesve nga rruga.
“Policia ka takuar tri femra të përkatësisë etnike rome, banore të Republikës së Shqipërisë dhe një mashkull të përkatësisë etnike shqiptar, banor i Republikës së Kosovës, derisa ishin duke kërkuar lëmoshë në Prekaz i Epërm të Skenderajt”, thuhet në një komunikatë të policisë.
Pas identifikimit në stacionin policor në Skenderaj, ndaj tyre janë iniciuar procedurat e parapara në bazë të nenit 10 të ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike.
“Kërkimi i lëmoshës në vend publik është vepër penale kundër rendit dhe qetësisë publike dhe si i tillë parasheh masat ndëshkimore ndaj këtyre kundërvajtësve’, ka thënë policia. Me vendim të organit ekzekutiv të gjykatës përkatëse, ndaj personave të dyshuar, trupi gjykues ka marrë vendim për dëbim nga Kosova të tre banorëve të Republikës së Shqipërisë, për në vendin e origjinës së tyre.
I dyshuari i katërt, banor i Kosovës, është dënuar me gjobë të paraparë në bazë të dispozitave ndëshkimore të ligjit për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Dëbimi i personave jashtë Kosovës është ekzekutuar nga njësitë policore të stacionit Skenderaj, në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri, përkatësisht në Morinë.