E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk paguan taksat, paditet këshilltari i komunës

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Komunën e Pojanit, ku ka pasur një konflikt mes kreut të komunës dhe një këshilltari, për faktin se ky i fundit nuk pajisej dot me certifikatë nga Zyra e Gjendjes Civile. Këshilltari i Komunës Pojan, me inicialet K.V., nuk është pajisur me certifikatë, pasi nuk kishte paguar taksat lokale. Për këtë, këshilltari është ndëshkuar nga ana e kryekomunarit Vasillaq Cinoku. Ky u fundit i është drejtuar edhe policisë me një padi ndaj këshilltarit K.V., për fyerje për shkak të detyrës. Sipas kryetarit të komunës, këshilltari kishte kërkuar me forcë të pajisej me certifikatë, edhe pse nuk kishte paguar. Mes të dyve ka pasur debat të ashpër, që ka shkuar deri në fyerje e kërcënime, çka e ka detyruar kryekomunarin të bëjë një kallëzim penal. Sipas policisë, këshilltari K.V., po ndiqet në gjendje të lirë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›