E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr flakë zyra e inspektorëve të arsimit

Gjirokastër

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, një zjarr i befasishëm ka përfshirë një pjesë të godinës në rikonstruksion të Drejtorisë Rajonale Arsimore në pjesën muzeale të qytetit të Gjirokastrës. Zjarri është konstatuar në një nga zyrat e katit të dytë të kësaj ndërtese në lagjen “Meçite”, rreth 200 metra larg kompleksit muzeal "Qafa e Pazarit". Sipas burimeve zyrtare të policisë, ka qenë sistemi i alarmit ai që ka bërë të mundur që banorët përreth godinës të konstatojnë zjarrin dhe të njoftojnë në repartin e zjarrfikësve. Skuadra e zjarrfikësve ka mbërritur në kohë dhe ka ndërhyrë për eliminimin e vatrës së parë të zjarrit në zyrën e inspektorëve të kualifikimit dhe trajnimit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›