Zjarr në një banesë, shkrumbohet një makinë
Fier
Dy raste zjarresh janë regjistruar brenda pak orësh në qytetin e Fierit. Një banesë është rrezikuar nga zjarri i rënë në disa bombola gazi, ndërkohë që një makinë është shkrumbuar totalisht pas një shkëndije në sistemin elektrik. Dy bombolat kanë marrë flakë në kuzhinën e një familjeje në fshatin Mbrostar. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe fqinjëve të familjes së rrezikuar ka shmangur tragjedinë. Zjarri u shua brenda gjysmë ore, duke përfshirë vetëm kuzhinën. Ndërkohë, në lagjen “15 tetori” të Fierit, një automjet i parkuar ka marrë zjarr në mëngjes. Kalimtarët kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve, por ndërhyrja ka qenë e padobishme, pasi makina tip “Mercedes Benz” u shkrumbua.
#