E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia e arsimit të lartë, larg kërkesave të tregut

Arsimi i lartë në Shqipëri nuk u përgjigjet ende nevojave të vendit dhe rritjes së ekonomisë së tregut. Ai është shumë homogjen, ndërsa financimet nuk arrijnë të jenë të mjaftueshme si në infrastrukturë, ashtu edhe në kualifikimin e stafit. Kjo problematikë është vënë në dukje gjatë prezantimit të strategjisë afatmesme të arsimit të lartë. Strategjia e arsimit të lartë, miratuar vitin e shkuar, synon përmirësimin e të gjithë sistemit, rritje të numrit të pedagogëve, mbështetje më të madhe financiare si nga qeveria ashtu edhe nga burime të tjera.

Nga ana e saj, zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Adriana Gjonaj, e ka kundërshtuar këtë mendim. Ajo ka përmendur ndërkaq se, financimi për arsimin e lartë në buxhetin e 2009-ës është 50 për qind më i madh, ndërsa për kërkimin shkencor 30 për qind. Po këtë vit, sipas Gjonaj, janë miratuar 80 programe studimi të nivelit të dytë dhe 60 mastera specializimi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›