Strategjitë energjetike të Qeverisë, me rezultat zero

Qeveria e Kosovës nuk ka vizion afatgjatë për sistemin energjetik të Kosovës, ka thënë Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, në intervistën për “Koha Ditore”.
Të gjitha strategjitë e deritashme sipas tij kanë qenë afatmesme, janë hartuar ad-hoc dhe nën ndikimin e ndërkombëtarëve. Për të, ideja për ndërtimin e një termocentrali me kapacitet prej 2 100 megavatësh ka qenë një gabim që ka sjellë shumë vonesa.
Ai thotë se tanimë tenderi i dytë për projektin “Kosova e Re” është në prag të dështimit. Thotë se ky projekt duhet të shthuret në tri projekte të vogla, ndërsa për të duhet të ketë një tender të ri, që do të ishte i treti me radhë. Në intervistë Shllaku flet edhe për “Kosovën A”, Hidrocentralin Zhur dhe strategjitë energjetike. /Indeksonline/