E Shtunë, 31 Tetor 2026

Theret me thikë, i dyshuari në arrati

Një person është therur me thikë mbrëmë në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:00, në rrugën “Perandori Justinian”.

Sipas policisë, derisa viktima ishte duke qëndruar me disa shok në rrugë, është therur me thikë nga një i dyshuar.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Njësiti i hetimeve është duke u marrë me rastin./Indeksonline/

(11:59) Goditet me autobus, humbë jetën një kalimtar

Një person ka humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Ranilluk të Gjilanit.

Policia bënë të ditur se mbrëmë rreth orës 20:00, në fshatin Ranilluk të Gjilanit, një person duke drejtuar autobusin, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, i cili më pas ka ndërruar jetë.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, përderisa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Me rastin po merret njësiti për hetimin e aksidenteve të komunikacionit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›