E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strauss-Kahn mund të lirohet nga akuzat

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 14:30

Ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss Kahn, mund të lirohet këtë javë, pasi prokurorët po përgatiten ta shkarkojnë nga akuzat për sulme seksuale ndaj një shërbyeseje hoteli.

Gazeta “The New York Post”, duke cituar burime të afërta me prokurorët, tha se prokurori i qarkut në Manhattan, Cirius Vens, ka arritur në përfundim se akuzat nuk mund të provohen përtej “dyshimeve të arsyeshme”.

I njëjti burim tha se Vens pritet të kërkojë lirimin e Strauss Kahnit nga akuzat gjatë seancës dëgjimore, e cila do të mbahet të martën.

Strauss Kahn, i cili dha dorëheqje nga posti i kreut të FMN-së pas arrestimit të tij, nuk e ka pranuar fajin dhe është liruar me kusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›