E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrimtarët më të paguar

Tingëllon jashtëzakonisht e çuditshme, por në listën e shkrimtarëve më të paguar nuk ndodhet emri i “nënës” së Harry Potter, Joan K. Rowling. Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 08:15

Shkrimtari amerikan, James Patterson, është autori më i paguar në botë, meqenëse fitimi i tij gjatë vitit të kaluar ishte 84 milionë dollarë, njoftoi revista amerikane ‘Forbes’.

Në mesin e romaneve të Patterson’it 64-vjeçar janë edhe trilerët ‘Katër Korriku”, “Macja dhe Miu”, “Klubi i Mesnatës” dhe “Puthi Vajzat”.

Në kuadër të kontratës që ka me shtëpinë botuese Ashet, Patterson, i cili shpeshherë bashkëpunon edhe me shkrimtarë të tjerë, vitin e kaluar ka publikuar dhjetë libra. Kontrata parasheh që Patterson për këtë shtëpi botuese të publikojë 17 libra gjithsejtë.

Në vendin e dytë radhitet shkrimtarja Danielle Steel, me nj fitim prej 35 milionë dollarësh, të realizuar ndërmjet majit të vitit 2010 dhe prillit të vitit 2011, ndërsa në të tretin radhitet “mbreti i horrove”, Steven King, me 28 milionë dollarë.

Janet Evanovich është e katërta, me 22 milionë dollarë, ndërsa vendin e pestë e ndajnë Stephenie Meyer dhe Rick Riordani, me nga 21 milionë dollarë. Në vendin e shtatë radhitet Din Kunz (me 19 milionë dollarë).
John Grisham është i teti (18 milionë dollarë), i nënti është Jeff Keane (17 milionë dollarë) dhe Nicolas Sparks i dhjeti (me 16 milionë dollarë).
Në mesin e top dhjetëshit nuk figuron emri i Joan Rowling, autores së serialit për magjistarin Harry Potter, e cila, sipas ‘Forbes’, deri nga maji 2010 deri në prill 2011 ka fituar “vetëm” pesë milionë dollarë.

Sipas Jeff Bercovici, nga ‘Forbes’, shitja e botimeve elektronike të librave të JK Rowling, përmes web-faqes së saj Potermor, sigurisht se do t’i sjellë asaj fitime të mëdha.

"Joan Rowling ka refuzuar deri më tani që të shes publikimet elektronike të librave të saj, duke i shkurtuar kështu vetvetes një pjesë të tregut, i cili vetëm në SHBA vitin e kaluar pothuajse është dyfishuar, duke arritur një xhiro prej 441 milionë dollarëve”, sqaroi Bercovici. BBC

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›