E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester United fitore mbresëlënëse

Ne “Old Traford”, pavarësisht mungesave te rëndësishme, si dyshja e qendrës ne mbrojtje Vidic Ferdinand apo Valencia Rafael e Flecher ne mesfushe me një skuadër ne moshe te re dhe me Hernandez Berbatov ne stolin rezerve, armata e ser Aleks Ferguson mundi me rezultatin e thelle 3-0 Totenhem Hotspur, duke kaluar ne kuotën e 6 pikëve te plota. Nje pjese e pare qe foli ne fakt për londinezet qe vunë ne disa raste ne vështirësi portieri De Gea, me Dauson Gareth Bejl dhe Van Derv Art. Një pjese e dyte ndryshe nga e para për te zotet e shtëpisë te cilët rriten presionin duke konkretizuar golin e pare ne minutën e 61 fale Deni Uellbek. Reagimi i Totenhem ishte i vaket kjo dhe për shkak te mungesave te shumta ne mesfushe si Modric Sandro Pienar e Palacios dhe ne minutën e 76 Anderson dyfishoi shifrat pas një pasimi perfekt me take te sulmuesit Uellbek. 3 minuta nga përfundimi Uejn Runi sigloi shifrat përfundimtare 3-0 ne takimin e pare te Manchester United përballë tifozëve te tyre te zjarrte. Këtë takim te apasionuarit e futbollit anglez patën mundësi ta ndjekin drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht ne paketën “Tring”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›