E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strazimiri: Qeveria e Ramës si ajo e Ahmedinexhadit

04-08-2013 / Gazeta 55

Deputeti demokrat në qarkun e Durrësit, Gent Strazimiri krahason qeverinë socialiste të Edi Ramës me atë të diktatorit të Iranit Ahmadinaxhad. Stramiziri shkon dhe më tej në deklaratën e tij duke komentuar 4 foto që mbajnë të njëjtën ngjyrë që përdori dhe Rama gjatë fushatës elektorale. Për Stramizimirin edhe Ahmedinaxhadi është një rilindas duke ironizuar Ramën dhe qeverinë e tij, duke e cilësuar atë si orientale në pikëpamje dhe ide, duke paralajmëruar një vendosje të regjimit të ngjashëm me atë që ka instaluar Ahmedinaxhadi në Iran. “Ja nga e paska marre frymëzimin ky "Ahmedinexhadi" yne per te ngjyrosur "Rilindjen"... Keto jane posterat e perdorur ne fushaten elektorale nga ky tipi që zëvendësoi “rilindësin” Ahmedinexhad në Iran! Edhe këtu “copy-paste” shumë oksidental...gati për integrim evropian!”, shkruan më tej deputeti Strazimiri. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›