E Diel, 1 Nëntor 2026

Strehimi, 400 apartamente në pritje të komisionit për shpërndarjen

18/05/2010 Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, nuk ka vullnet për ngritjen

ELBASAN- Bashkia Elbasanit pritet të shpërndajë 400 apartamente për strehimin e të pastrehëve që përmbushin kriteret, por problem është kthyer ngritja e Komisionit që ende mbetet i papërcaktuar. Burime nga zyra e Strehimit në Bashki bëjnë të ditur se janë klasifikuar aplikimet dhe listat përkatëse, por pritet që të ketë një komision të posaçëm sepse në të kundërt apartamentet është e pamundur të shpërndahen. Pritet që mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të përcaktohen edhe emrat e personave që do të përbëjnë komisionin që do të përcaktojë emrat e parë dhe do t’i dërgojë ato në Këshill, ku do të miratohen përfundimisht emrat e përfituesve. Por mesa duket edhe në këtë mbledhje nuk ka shumë vullnet për të filluar procesin nga të dyja palët që nuk pranojnë të jenë në komision për shkak të të kaluarës së tij. Por ndërkohë ngritja e këtij komisioni bëhet e domosdoshme dhe sipas përfaqësuesve të zyrës së Strehimit është përcaktuar në ligj. Janë rreth 290 apartamente me kredi të butë dhe rreth 96 me qira që duhet të shpërndahen brenda këtij viti. Ndërkohë që pallatet janë në ndërtim, procesi për shpërndarjen e apartamenteve përfituesve të kredisë së butë nuk ka asnjë pengesë. Elbasani ka një numër të madh të pastrehësh. Vetëm nëpërmjet programit të strehimit në Bashki janë regjistruar rreth 3 mijë kërkesa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›