Strehimi në Tiranë, kriteret dhe dokumentet
Sistemi i të pastrehëve në Bashkinë e Tiranës është organizuar në dy faza. Së pari është përmbushja e kritereve për një familje që të përfitojë nga programet bashkiake dhe së dyti është miratimi i të dhënave të deklaruara edhe nga Këshilli Bashkiak. Mbledhja finale që pritet të vendosë për kërkesat e të pastrehëve të kryeqytetit mësohet se është ajo e dhjetorit. Statusin e një familjeje apo personi të pastrehë nuk mund ta përfitojnë të gjithë të interesuarit. Përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës kanë përcaktuar një seri kriteresh për personat që duhet të aplikojnë për të përfituar strehim nga ana e pushtetit vendor.
Kriteret
Është institucioni i Këshillit Bashkiak që me një vendim të posaçëm përcakton nëse një familje i përmbush kriteret për t‘u trajtuar në një nga programet sociale të strehimit. Një ndër kriteret kryesore është mospasja e një banese në pronësi dhe natyrisht të ardhura të pamjaftueshme mujore për familjen që të mund të lejojnë blerjen e një banese, marrjen e një kredie, apo pagesën e një qiraje.
Gjithashtu, familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike ku bëjnë pjesë, duhet të përfitojnë nga programet bashkiake të strehimit. Një ndër kushtet që ato duhet të vërtetojnë është edhe pamjaftueshmëria e të ardhurave. Një tjetër kriter që e detyron Këshillin Bashkiak t‘i akordojë statusin si i pastrehë janë edhe ato familje që kanë mbetur të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore.
Përzgjedhja
Në përzgjedhjen e përfituesve konsiderohen një seri specifikash.
Kështu, në këtë proces kanë përparësi individët dhe familjet, të cilat vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga ligji i vitit 1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore". Por përfitojnë edhe
familjet ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar, ato
njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t‘u strehuar në institucionet publike të përkujdesit shoqëror. Mes "të përzgjedhurve" duhet të jenë edhe individët me aftësi të kufizuara, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare. Përjashtim nuk bëjnë familjet me shumë fëmijë, çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç, familjet që kanë ndryshuar vend banim për efekt punësimi, si dhe individët me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30 vjeç.
Aplikimi
Aplikimi kryhet nëpërmjet një formulari tip që mund të tërhiqet në të 11 njësitë bashkiake në kryeqytet, ku i interesuari figuron i regjistruar, ose në Zyrën e Informimit me Qytetarët, pranë Bashkisë së Tiranës. Strukturat e pushtetit vendor këshillojnë që ky formular duhet të plotësohet me vërtetësi dhe duhet të noterizohet. Më pas, njësia bashkiake përkatëse i përcjell këta formularë pranë Drejtorisë së Strehimit Social në Bashkinë e Tiranës, ku edhe regjistrohet në database-n elektronik.
Programi bën të mundur arkivimin e të dhënave, duke filluar nga kërkesat e paraqitura gjatë vitit 2005 e në vazhdim, leximin individual dhe të përbashkët të të dhënave, menaxhimin e dokumenteve plotësuese, aplikimin e sistemit të pikëzimit, formimin e listave të përfituesve.
Bëhet e ditur se "Bashkia e Tiranës është në fazën e grumbullimit, administrimit dhe regjistrimit të këtyre formularëve të strehimit me qëllim rikategorizimin e të pastrehëve në qytetin e Tiranës". Aktualisht, në Tiranë për periudhën dhjetor 2005-Maj 2007 janë plotësuar nga ana e qytetarëve rreth 3000 formularë. Qytetarët e Tiranës, të cilët kërkojnë të trajtohen me një nga programet sociale të parashikuara në këtë ligj, mund të vazhdojnë të aplikojnë, pasi ky proces mbetet i hapur.
Dokumentet
Përveç plotësimit të këtij formulari, në fazën e dytë personi që aplikon për statusin e të pastrehut duhet të plotësojë edhe një dokumentacion të detajuar prej plot 21 dokumentesh. Është e domosdoshme që në dosjen e çdo aplikuesi të gjendet certifikata e lindjes së personit që kërkon strehim, certifikata e përbërjes familjare, vërtetim për vendbanimin në bashkinë ku kërkohet strehimi, vërtetim për të ardhurat neto të familjes. Duhet dorëzuar gjithashtu edhe dokumentacioni nga punëdhënësi për detyrën që kryen dhe të ardhurat e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune, dokumentacioni nga organet tatimore dhe sigurimet shoqërore për derdhjen e kontributeve, kur njëri nga anëtarët është i vetëpunësuar, vërtetim nga zyra e ndihmës ekonomike nga njësia bashkiake, nëse përfitojnë nga programi i ndihmës ekonomike. Për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë duhet vërtetim nga zyrat e punës. Vërtetim nga sigurimet shoqërore për personat në pension. Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nëse familja nuk ka në pronësi banesë a mjedis që të përdoret si e tillë, por edhe në rastet kur ajo është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit. Gjithashtu duhen një seri vërtetimesh të tjera plotësuese edhe për rastet si çifte të divorcuara, apo persona me aftësi të kufizuar.
TAB
Dokumentet për të përfituar si i pastrehë
1. Certifikatë e përbërjes familjare të vitit 1992
2. Certifikatë aktuale e përbërjes familjare
3. Certifikatë lindjeje personale e aplikuesit
4. Vërtetim banimi nga njësia bashkiake ku kërkon strehim, ose lejen e banimit për fëmijët që kanë lëvizur nga zonat e tjera të vendit
5. Vërtetim të ardhurash (neto të familjes)
6. Vërtetim page për aplikantin, si dhe për të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët janë në marrëdhënie pune
7. Dokumentacion nga Organet Tatimore dhe Sigurimet Shoqërore për derdhjen e kontributeve, kur njëri nga anëtarët është i vetëpunësuar
8. Vërtetim nga Zyra e Ndihmës Ekonomike nga njësia bashkiake, nëse përfitojnë nga programi i ndihmës ekonomike
9. Vërtetim nga Zyra e Punës, për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë
10. Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore, për personat e dalë në pension
11. Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për sipërfaqen e pronës, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e lejuara të strehimit
12. Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të vendit të origjinës, se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, që të mund të përdoret për strehim për familjet që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi
13. Dokument zyrtar i celebrimit dhe certifikatë personale, për efekt të llogaritjes së moshës për çiftet e reja
14. Vendim gjykate për fëmijët në ngarkim për çiftet e divorcuar
15. Vërtetim i statusi të jetimit, në ato raste kur e gëzojnë këtë status
16. Vendim nga Komisioni Mjekësor për personat me aftësi të kufizuar, të cilët trajtohen sipas pikës d, neni 5 i ligjit nr.9232, datë 13.05.2004
17. Vërtetim nga Kadastra e Rrethit, nëse ka përfituar ose jo nga ligji nr.7501, "Për tokën", për të gjithë pjesëtarët madhorë të familjes
18. Vërtetim nga Zyra e Tatim-Taksave, nëse është ose jo subjekt i taksës së vlerës së shtuar, për të gjithë anëtarët e familjes
19. Vërtetim nga Zyra e Urbanistikës pranë Bashkisë së Tiranës, llogarisë dhe hipotekës, nëse ka blerë ose jo truall nga shteti për ndërtim banese, për të gjithë anëtarët e familjes
20. Deklaratë personale e noterizuar, ku përfshihen të gjitha pikat e mësipërme
21. Kontratë qiraje e banesës ku jeton