E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të dielën ndryshon ora

Të dielën, më 26 tetor, ndryshon ora. Kështu hyn në fuqi ora normale, duke zëvendësuar orën ligjore, që ka filluar të aplikohet që prej marsit. Ky ndryshim bëhet si përpjekje botërore për të kursyer energjinë elektrike. Dielli tani në mëngjes lind një minutë më vonë se dita pararendëse. Kurse pasditeve ulet dy minuta më shpejt. Në këtë mënyrë, dielli qëndron mbi horizont gjatë periudhës në vazhdim tri minuta më pak.

Ndryshimi i orës realizohet në fund të tetorit, në pjesën më të madhe të Evropës dhe kontinenteve të tjera. Në vende të ndryshme ky ndërrim bëhet sipas orëve përkatëse lokale. Për 26 nga vendet e Bashkimit Evropian, përveç Greqisë, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Ndërrimi i orës është një procedurë që bëhet zyrtarisht me vendim qeverie, dy herë në vit, gjatë muajve tetor dhe mars, në javët e tyre të fundit. Qëllimi i ndryshimit të orës është kursimi i energjisë elektrike gjatë gjysmës së vitit, me qëllim shfrytëzimin më shumë të energjisë diellore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›