E Shtunë, 31 Tetor 2026

Part time, aplikimi më 2 dhjetor, fituesit më datë 14

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Aplikimi për studimet part-time fillon më datë 2 dhjetor dhe mbyllet më datë 8-të të po të njëjtit muaj. Ndërsa fituesit pritet të shpallen më datë 14 dhjetor 2009 në ambientet e fakulteteve ku edhe është aplikuar nga secili kandidat. Ministria e Arsimit nëpërmjet një udhëzimi të bërë publik dje për mediat udhëzon fakultetet për regjistrimin e kandidatëve të interesuar për të vazhduar studimet me korrespondencë. “Aplikimi i kandidatëve në programet e studimit me kohë të pjesshme dhe edukimin në distsncë, të zhvillohet nga data 2.12.2009 deri në datën 8.12.2009, prej orës 8.00 deri në orën 16.00, pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore të Institucioneve publike të Arsimit të Lartë,” thuhet në udhëzimin e MASH. Universitetet duke filluar nga dita e djeshme (data 26 nëntor) kanë shpallur datat dhe oraret e veprimtarive të aplikimit dhe të regjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim, si dhe njoftime të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurinë e ecurisë normale të procesit të pranimeve në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme dhe edukimin në distsncë. Aplikimi për regjistrim në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme kërkon dokumentacionin e mëposhtëm: fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme , ose fotokopje të noterizuar të ndonjë diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlefshme me të; dokument identifikimi ( çertifikatë lindje me fotografi, kartë identiteti ose pasaportë); në dosje të mbahet çertifikata e lindjes me fotografi, fotokopja e kartës së identitetit , ose e pasaportës; 2 fotografi; mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë; deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme. Në qoftë se kandidati fitues nuk ka dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesë dublikat të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/ Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme lëshuar nga Arkivi i Shtetit. Kandidatët që do të aplikojonë për regjistrim në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë, në një program të dytë studimi, të dorëzojnë në sekretaritë mësimore diplomën e lëshuar nga një Institucion i Arsimit të Lartë (ose fotokopje të saj të noterizuar), diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, (ose fotokopje të saj të noterizuar), të vlerësuar e barasvlefshme me të.

Përzgjedhja

Përsa i përket mënyrës së përzgjedhjes në udhëzim thuhet se pranë njësive kryesore përgjegjëse Institucioneve publike të Arsimit të Lartë, për çdo program studimi të ciklit të parë me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë, dhe për programe e dyta studimi, të ngrihen komisione Ad-hoc, me anëtarë të personelit akademik, për përzgjedhjen e kandidatëve fitues për këto programe, në përputhje me kuotat e përcaktuara vë Vendimin e këshillit të Ministrave nr.1113, datë 13.11.2009

Fituesit

Institucionet publike të Arsimit të Lartë (universitetet) do të shpallin dhe do të afishojnë listat e kandidatëve fitues në vende të dukshme, në mjediset e njësive kryesore përkatëse, brenda orës 12.00 të datës 14.12.2009, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës.

Regjistrimi i fituesve

Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë ku janë shpallur fitues, do të zhvillohet nga data 14.12.2009 deri në datën 18.12.2009, prej orës 8.00 deri në orën 16.00, pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore të Institucioneve publike të Arsimit të Lartë. Regjistrimi i kandidatëve fitues bëhet vetëm me dëftesën e pjekurisë origjinale të shkollës së mesme. Dokumentet e aplikantëve jofitues do tu kthehen personave kundrejt kërkesës. Pas mbylljes së procesit të regjistrimit, Institucionet publike të Arsimit të Lartë do të dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, listat përfundimtare të kandidatëve fitues të regjistruar në datën 22. 12. 2009. Kuotat e pranimeve në studimet e ciklit të parë me kohë të pjesshme dhe edukimin në distsncë, të përcaktuara në pikën 1 të Vendimit nr. 1113, datë 13.11.2009 të Këshillit të Ministrave (rreth 6 mijë kuota), që mbeten të parealizuara, rishpërndahen sipas Institucioneve publike të Arsimit të Lartë dhe programeve të ndryshme të studimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Regjistrimi i kandidatëve për transferim studimesh kryhet pas shpërndarjes nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të kuotave të përcaktuara në shkronjën “c” të pikës 1 të Vendimit nr. 1113, datë 13.11.2009 të Këshillit të Ministrave, bazuar në pikën 5 të Udhëzimit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.37, datë 29.10.2008, për “ Transferim studimesh në ciklin e parë me kohë të plotë në vitin akademik 2008-2009”. Regjistrimi i kandidatëve të huaj, që do të studiojnë në Institucionet publike të Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë, në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, kryhet pas dërgimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të listës së kandidatëve dhe shpërndarjes së kuotave të përcaktuara me Vendimit nr. 1113,datë 13.11.2009 të Këshillit të Ministrave. Pas mbylljes së procesit të të gjithë regjistrimeve, Institucionet publike të Arsimit të Lartë, do të dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës listat përfundimtare me regjistrimet e kryera brenda datës 17.12.2009, në bazë të Udhëzimit nr. 19, datë 18. 07. 2007,

“ Për gjenerimin dhe dhënien e numrave të matrikullimit”.
Dokumentet

Aplikimi për regjistrim në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, të bëhet pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore dhe të shoqërohet me dokumentacionin e mëposhtëm :

a) Fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme , ose fotokopje të noterizuar të ndonjë diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlefshme me të.
b) Dokument identifikimi ( çertifikatë lindje me fotografi, kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje të mbahet çertifikata e lindjes me fotografi, fotokopja e kartës së identitetit , ose e pasaportës.
c) 2 fotografi.
d) Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë.
e) Deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme.

Ky lajm është publikuar: 27/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›